Jurgen Klinsman kërkon përforcime cilësore në merkato për ta shpëtuar Hertën e Berlinit nga rënia dhe për të synuar një ecuri më të mirë në sezonin që do të vijë.
Ish-trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, kërkon të përfitojë nga situata e tensionuar mes Granit Xhakës dhe tifozëve të Arsenalit, për ta sjellë ish-kapitenin e “topçinjve” në Berlin.
Xhaka është një njohës i mirë i Bundesligës, ku shkëlqeu me fanellën e Borusia Mënshengladabut përpara se të transferohej në Londrën Veriore. Por më parë duhet bindur Graniti për këtë lëvizje dhe klubet të gjejnë akordin mes tyre.