Histori suksesi, Briken Calja fiton 13 medalje brenda një viti

Saturday, 21 December 2019 17:18

Briken Calja një nga peshëngritësit më të mirë në Shqipëri, ka arritur rezultate historike në dy vitet e fundit për sportin shqiptar.

Vetëm në 2019 ai ka fituar 13 medalje në kompeticione të rëndësishme evropiane dhe botërore duke e ngritur në piedestal emrin e Shqipërisë.

Në kampionatin evropian të peshëngritjes që u zhvillua në Rumani, Calja fitoi 3 medalje të arta në stilin e shkëputjes, shtytjes dhe në dygarësh, trofe shumë të rëndësishëm për të dhe sportin shqiptar.

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Calja kujton medaljet e fituara përgjatë vitit 2019.

Postimi i plotë

13 medalje ndërkombëtare për këtë vit

Jemi gati në fund të vitit 2019, i cili qenë një vit i suksesshëm, nga ku kam arritur të rrëmbej plot 13 medalje ndërkombëtare në kampionate Europiane, Botërore dhe Grand Prix, duke e çuar në 33 numrin e medaljeve ndërkombëtare të fituara në të gjithë karrierën time, si askush tjetër në historinë e Peshëngritjes Shqiptare.

Pavarësisht një dëmtimi në shpatull që më shoqëroi gjatë garës së fundit, arrita të rrëmbej plot 3 medalje për Shqipërinë, duke marrë pikë të vlefshme për olimpiadën e ardhshme.

Sigurisht krenaria e të qenurit në këto maja ia lë vendin punës, nga ku na pret një vit tjetër me pritshmëri akoma më të larta.
Suksesi ia lë vendin pasionit për këtë sport, punës dhe djersës.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...