Çdo lajm i keq e ka një të mirë. Për tifozët e Milanit lajmi i keq ishte humbja turpëruese ndaj Atalantës me rezultatin e thellë 5-0 ndërkohë që lajmi i mirë ka të bëjë me faktin se sipas Ansas, Zlatan Ibrahimovic është shumë afër transferimit te kuqezinjtë.
Bomberi suedez shikohet si zgjidhja e problemeve që ka Milani në sulm dhe jo vetëm dhe mesa duket palët kanë arritur një akord për rikthimin e 38-vjeçarit te skuadra që tashmë drejtohet nga Stefano Pioli.
Ibra i ka ndezur dritën jeshile Milanit dhe gjasat janë shumë shpejt të nisë aventurën e tij të dytë me 7-herë kampionët e Europës, për të ndihmuar Milanin të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet në kampionat.