Cristiano Ronaldo do të marrë për herë të 6 në karrierë Oscar të Globe Soccer Aëards në Dubai e pikërisht nga Emiratet ka zbuluar idenë e tij pasi ta mbyllë me futbollin. “Nuk kam patur kurrë një sezon të keq në jetën time, sepse kam shkuar gjithnjë të përballoj sfidat. Luaj gjithnjë me qëllimin për të fituar. Në momentin në të cilin trupi nuk do të më përgjigjet si duhet në fushë, atëherë është momenti të largohem. Shumë vite më parë, mosha ideale për ta lënë futbollin ishte 30 ose 32 vjec, tani sheh ende të luajnë 40 vjecarë”, ka thënë juventini.
Portugezi duket se i ka idetë e qarta mbi cfarë do të bëjë sapo të largohet nga futbolli i luajtur. “Kur të largohem nga futbolli, do të doja të rinisja studimet. Dëshiroj shumë të studio, të kulturohem, sepse fatkeqësisht studimet që kam bërë nuk arrijnë ti japin përgjigje të gjitha pyetjeve që kam në kokë. Dicka që më tërheq është ajo të provoj të aktroj në një film”, ka shprehur dëshirën portugezi.