Milan nuk ndalet, pas Ibrahimovic “peshkon” te United e Barcelona

Saturday, 28 December 2019 21:32

Zlatan Ibrahimovic ishte blerja e parë “BIG” e Milanit në merkaton e dimrit 2020.

Kuqezinjtë arritën të bindin suedezin që të rikthehet sërish në “San Siro”, me 38-vjeçarin që erdhi me parametra zero pas përfundimit të kontratës me Los Angeles Galaxy në MLS amerikane.

Megjithatë, suedezi nuk është lojtari i vetëm që do të transferohet te Milani në këtë periudhë merkatoje. Sipas asaj që shkruan “Calciomercato”, Milan synon të firmos edhe me dy futbollistë mjaft cilësor në këtë merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester United, Nemanja Matic dhe mbrojtësin e Barcelonës, Jean-Clair Todibo që bëjnë pjesë në planet e Stefano Piolit për fazën e dytë të sezonit të ri.

Mesfushori serb është futur në vitin e fundit të kontratës me “djajtë e kuq” dhe transferimi i tij në Milano mund të bëhet me shifra mjaft modeste. Ndërkaq, mbrojtësi francez mund të lihet i lirë nga Barcelona në formulën e huazimit, me Todibo që nuk ka gjetur shumë minuta në “Camp Nou”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...