Rikthimet e futbollistëve në Seria A duket se nuk kanë përfunduar me mbërritjen e Zlatan Ibrahimovic te Milani.
Suedezi firmosi për gjashtë muaj me kuqezinjtë pak ditë më parë, teksa një tjetër rikthim pritet të ndodh gjatë merkatos së këtij janari.
Bëhet fjalë për ish mbrojtësin e Interit, Yuto Nagatomo, i cili shpreson të rikthehet në Seria A nga Galatasaray. Lajmi bëhet i ditur nga "Gazzetta dello Sport", me Nagatomo që ka përfunduar në radarët e Bologna.
Japonezi e njeh mjaft mirë kampionatin italian, pasi ka kaluar 8 sezone mes Cesena dhe Interit, me zikaltërit që ka grumbulluar 210 takime. Ai është një futbollist titullar te turqit, por ka mbushur 33 vjeç në shtator dhe është jashtë kontratës në fund të sezonit.