Një futbollist anglez ka humbur jetën në rrethana misterioze përpara se skuadra e tij të luante.
Halifaks Taun, skuadër e kategorisë së pestë në Angli komunikoi se lojtari i tij Xhordan Sinot është gjetur i vdekur disa orë para sfidës kundër Çorlit ditën e sotme.
“Morëm lajmin e tmerrshëm se futbollisti jonë Xhordan Sinot ndërroi jetë. Rrethanat e vdekjes së tij janë ende të paqarta dhe nuk do të vazhdojmë të komentojmë më tej në respekt të familjes së Xhordanit. Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen e Xhordanit në këtë moment tepër të vështirë”, shkruhet në njoftimin e klubit të Halifaksit në “Twitter”.
Ndërkohë dy klubet e tjera Alfreton dhe Matlok vendosën të mos shtynin takimet respektive në kampionat në shenjë respekti për vdekjen e ish-lojtarit të tyre Sinot.
Sinot ishte futbollist jo-profesionist dhe ishte aktivizuar në karrierë me disa skuadra.