Tirana – Teuta, ja kush do të jetë arbitër i ndeshjes

Diel, 02 February 2020 10:06

Ditën e sotme në orën 17:00 do të luhet ndeshja mes Tiranës dhe Teutës, e vlefshme për javën e 20-të në Kategorinë Superiore.

Kjo sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”  është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, duke parë pretendimet që kanë.

Mirëpo sektori i gjykimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur që takimin t’ia besojë  një arbitër të ri, jo në moshë, por mes më të mirëve.

Ndeshja është besuar Kreshnik Bajramajt. Gjyqtari këtë vit ka arbitruar nëntë sfida në Kategorinë Superiore. Tiranën gjyqtari nuk e ka drejtuar asnjëherë, ndërsa Teutën e ka gjykuar në tri sfida.

Bajramaj i Kolegjiumit të Tiranës ka pak dorë të rëndë, sepse nxjerr kartonë pa fund. Te bardheblutë e mbajnë mend si gjyqtarin e ndeshjes Tirana-Flamurtari në Kupë. Sfida u luajt dy ditë rresht, pasi në ndeshjen e parë u përmbyt “Selman Stërmasi”, pikërisht më 24 janar të 2019-ës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...