“Të pranoja Shqipërinë ishte një gjysmë vetëvrasje”, C.Panucci i përgjigjet Dukës

Premte, 07 February 2020 11:37

C.Panucci rezultoi në fund një dështim i madh i Armand Dukës, një trajner pa eksperiencë dhe shumë arrogant që prishi çdo gjë të bukur që kishte ndërtuar prej kohësh Gianni De Biasi. Shkarkimi i tij vijon ti kushtoj arkave të FSHF-ës ndërsa si rrallë herë nuk kanë munguar as akuzat publike nga vetë Duka duke e cilësuar Panuccin si një person që e kishte mendjen vetëm tek paratë dhe që nuk do të bëhej kurrë një trajner. C.Panucci thyen heshtjen dhe për herë të parë flet për aventurën e tij të shkurtër në krye të kombëtares shqiptare në një intervistë për mediat italiane:

“Kur unë e mora Shqipërinë, skuadra ishte në vendin e katërt të kualifikueseve për Botërorin 2018, në fund arritëm të tretët. Shqipëria është një vend shumë i komplikuar. Nëse pas 2016 ishte një pankinë e vështirë në Europë, ishte ajo e Shqipërisë. Vinte nga Europiani ku merrte pjesë për herë të parë, të pranoja ta trajnoja ishte një gjysmë vetëvrasje sepse vështirë se mund të arrija ta kualifikoja. Në kualifikueset për Europian ishin në vazon e katërt, të përfundonim të tretët do ishte arritje, ta përfundonim në vendin e dytë do ishte një mrekulli. Por, kam qenë i lumtur, ishte një eksperiencë fantastike. Kisha një raport të shkëlqyer me djemtë. Presidenti i Federatës ka lëshuar disa deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha unë presidenti nuk më ka ndërhyrë. Më ka lënë të punoja”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...