Jo vetëm Serie A është e detyruar të përballet me emergjencë lidhur me Coronavirusin.
Në orët e fundit, raportohet se rastet e infektimeve me Coronavirus janë rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, dhe kjo është arsyeja që përveç derbit Juventus-Inter, është edhe “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës, që mund të luhet pa praninë e tifozëve.
Ditën e djeshme në Itali është konfirmuar zyrtarisht se derbi mes Juventusit dhe Interit të luhet pa praninë e tifozëve, dhe drejt të njëjtës gjë, po shkon edhe sfida mes Barcelonës.
“Ne po analizojmë situatën në rast se disa ndeshje duhen pezulluar dhe si mund të rikuperohen”, ka deklaruar Javier Tebas, presidenti i La Ligës.
“Gjëja më e rëndësishme është që kampionati, qoftë me ndeshje me dyer të mbyllura apo të pezulluara, të arrijë deri në fund. Do të ishte një problem i madh nëse do të ndalonim kampionatin”, theksoi numri 1 i futbollit spanjoll, duke lënë të kuptohet se klasikja do të luhet, por ende nuk është vendosur se a do të ketë tifozë në “Santiago Bernabeu”.
Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës luhet ditën e diel në kryeqytetin spanjoll.