El Clasico/ Real Madrid – Barcelona, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Diel, 01 Mars 2020 11:57

“El Clasico” po afron. Real Madrid dhe Barcelona përballen mbrëmjen e sotme në “Santiago Bernabeu”, në kuadër të javës së 26-të në La Liga.

Si gjithmonë kjo ndeshje pritet me shumë interes nga sportdashësit për shkak të spektaklit që dhuron.

Fitorja sot kërkohet me ngulm nga të dy skuadrat pasi tre pikët do të thonë ngjitjen në vendin e parë.

Të dy trajnerët përballen me mungesa të rëndësishme përpara kësaj sfide.

Lojtarë si Luis Suarez e Ousmane Dembele te Barcelona apo Eden Hazard te Real Madrid nuk do të jenë të gatshëm

Zgjedhjet për dy teknikët do të jenë të kufizuara. Dilemat janë të mëdha. Më poshtë ju sjellim dhe formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Real Madrid: Thibaut Courtois, Dani Carvajal, Raphael Varane, Sergio Ramos, Ferland Mendy, Fede Valverde, Casemiro, Luka Modric, Toni Kroos, Karim Benzema, Vinicius JR.

Barcelona: Marc-Andre ter Stegen, Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Junior Firpo, Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Arthur, Arturo Vida, Leo Messi, Antoine Griezmann

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...