PSG-ja edhe pse duket se është ftohur së fundmi me Mauro Ikardin, gjithsesi duket se do ta shlyejë argjentinasin nga Interi për 70 milionë euro.
Drejtori sportiv i transalpinëve, Leonardo, kërkon që ta blejë “Mauriton” për ta përdorur më pas si mall shkëmbimi për të arritur tek objektiva të mundshëm.
Madje, media franceze nënvizon se Ikardin janë gati që t’ia shesin edhe Juventusit, për të arritur te objektivi Matia De Shiljo. Ideja e Leonardos është ajo që të bëjë të vetin mbrojtësin anësor bardhezi, por për Ikardin kërkon edhe një shifër prej të paktën 50 milionë eurosh.