Hidhet sot shorti i Ligës së Kombeve, Shqipëria dhe Kosova mund të bien në një grup

Tuesday, 03 Mars 2020 09:34

Shqipëria dhe 54 kombëtaret e tjera të UEFA-s do të mësojnë sot kundërshtarët e tyre në shortin e edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Shorti do të hidhet në orën 18:00 në Amsterdam, ku 55 kombëtaret e kontinentit janë ndarë në katër Liga, sipas pozicionit të që mbajnë në renditjen e koeficienteve UEFA-s (1-16 në Ligën A, 17-32 në Ligën B, 33- 48 në Ligën C, 49-55 në Ligën D).

Brenda secilës Ligë, kombëtaret janë ndarë në dy vazo (Liga D) ose 4 vazo (Ligat A, B dhe C), përsëri sipas renditjes së tyre në UEFA.

Shqipëria, e cila ruajti prezencën e saj në Ligën C në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, rrezikon të shortohet në të njëjtin grup me Kosovën.

Kuqezinjtë e Edi Rejës janë në vazon e parë të Ligës C, së bashku me Greqinë, Malin e Zi dhe Gjeorgjinë, kundërshtarë të cilët do t’i shmangë në shortin e sotëm, por jo “Dardanët”, të cilët u ngjitën nga Liga D në C edicionin e shkuar dhe sot pozicionohen në vazon e dytë të kësaj Lige, së bashku me Maqedoninë e Veriut, Bjellorusinë dhe Qipron.

Shqipëria rrezikon të përballet me Kosovën, Bjellorusinë ose Qipron e vazos së dytë, ndërsa nga vazoja e tretë mund të peshkojnë një mes Estonisë, Sllovenisë, Lituanisë dhe Luksemburgut dhe nga vazoja e katërt mund të kapë Armeninë, Azerbajxhanin, Kazakistanin ose Moldavinë.

Katër fituesit e Ligës A do sigurojnë biletën në finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2021, fituesit e Ligës B, C dhe D, sigurojnë ngjitjen e një Lige më sipër, ndërsa ato që renditen në fund të grupeve në Ligën A dhe B do të bien.

Duke qenë se Liga C ka 4 grupe, ndërsa ajo D vetëm 2, dy ekipet e Ligës C që do të rrëzohen do të përcaktohen me “play off”-et që do të zhvillohen në mars 2022.

Pas shortit të sotëm UEFA do të konfirmojë edhe datat dhe oraret e 162 ndeshjeve të turneut.

LIGA A

Vazo 1: Portugali, Holandë, Angli, Zvicër

Vazo 2: Belgjikë, Francë, Spanjë, Itali

Vazo 3: Bosnjë, Ukrainë, Danimarkë, Suedi

Vazo 4: Kroaci, Poloni, Gjermani, Islandë

LIGA B

Vazo 1: Rusi, Austri, Uells, Republikë Çeke

Vazo 2: Skoci, Norvegji, Serbi, Finlandë

Vazo 3: Sllovaki, Turqi, Republikë e Irlandës, Irlandë e Veriut

Vazo 4: Bullgari, Izrael, Hungari, Rumani

LIGA C

Vazo 1: Greqi, Shqipëri, Mal i Zi, Gjeorgji

Vazo 2: Maqedonia e Veriut, Kosovë, Bjellorusi, Qipro

Vazo 3: Estoni, Slloveni, Lituani, Luksemburg

Vazo 4: Armeni, Azerbajxhan, Kazakistan, Moldavi

LIGA D

Vazo 1: Gjibraltar, Ishujt Faroe, Letoni, Lihtenshtejn

Vazo 2: Andorrë, Maltë, San Marino

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...