Edhe pse ndeshja finale nuk është zhvilluar ende, titulli i radhës i Ligës së Parë të Maqedonisë është vendosur prej kohësh.
Shkëndija mposhti në shtëpi Vardarin e Shkupit në ndeshjen e javës së 28-të të kampionatit maqedonas.
Takimi u mbyll me rezultatin e përgjithshëm 2-3. Ibrahimi kaloi të parët në avantazh kuqezinjtë tetovarë, por Kolevski për Vardarin barazoi në minutat e fundit të pjesës së parë.
Sesioni i dytë nisi me një gol të shpejtë për vendasit, kur Blazevski shënon nga pika e bardhë e penalltisë. 5 minuta më vonë, Ibraimi gjen golin e dytë personal dhe atë të barazimit ndërsa në minutën e 59-të, Musliu vulos gjithçka.
Shkëndija ka dominuar në këtë sezon ligën elitare maqedonase dhe këtë e provojnë edhe pikët në tabelën e renditjes. Kuqezinjtë kanë plot 72 pikë, 23 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Vardari.
Pas kësaj fitoreje, Shkëndisë i duhet vetëm një pikë për t’u shpallur kampione edhe zyrtarisht.