Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, menjëherë sapo skuadra e tij është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë ka njoftuar për dorëheqjen.
Tekniku në konferencën për mediat ka deklaruar: “Me keqardhje marr një vendim të pakthyeshëm. Ishte mundësi e fundit për kthesë. Me keqardhje jam i mendimit që nuk do jem më trajner i Flamurtarit. Duke pasur parasysh ndeshjet e fundit por edhe eliminimin nga Kupa.”