Tenisti serb, Novak Djokovic, është infektuar me Koronavirus.
Pasi tre sportistët që morën pjesë në turneun e organizuar nga Djokovic dolën pozitiv, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me tenistin më të mirë në botë.
Djokovic ishte organizator dhe pjesëmarrës në turneun e “Adria Summer Tour” të zhvilluar fillimisht në Beograd (Serbi) e më pas në Zara (Kroaci) .
Nga ky turne kanë dalë pozitiv edhe bullgari Grigor Dimitrov, kroati Borna Coric dhe serbi tjetër Viktor Troicki.
Nole nuk ishte testuar në Kroaci dhe ka pritur derisa është kthyer në Serbi.
Pasi arriti atje, Xhokovic doli pozitiv, edhe pse nuk kishte simptoma.
Edhe gruaja e tij, Jelena, ka dalë pozitive dhe të dy kanë hyrë në vetizolim dyjavor.
“Jemi testuar në momentin që kemi arritur në Beograd. Rezultatet e mia dhe të Jelenes janë pozitive, ndërsa të fëmijëve tanë janë negative”, ka deklaruar Xhokovic.