EKSKLUZIVE/“I fortë bëhesh kur paguan, Europa e shqiptarëve është një gënjeshtër…”, Takaj: Skënderbeun nuk e lë edhe nëse vendimi…

E Enjte, 02 July 2020 15:24

Qershori pritej të ishte muaji vendimtar për të ardhmen e Skënderbeut, por tani jemi futur në korrik dhe ankthi në klubin korçar po shtohet. Vendimi nga Gjykata Federale e Zvicrës po vonon, ndërsa është vetë presidenti Ardjan Takaj që mundohet të sqarojë gjithçka ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ai flet jo vetëm për sa i përket vendimit që mban në ajër klubin, por gjithashtu komenton edhe temat më të nxehta rreth skuadrës së tij, që nga trajneri Ilir Daja dhe deri te bindja për të vazhduar investimin edhe nëse lihet në fuqi dënimi nga UEFA.Ardian Takaj

Muaji qershor kaloi, çfarë po ndodh me vendimin e shumëpritur nga Gjykata Federale?

Ju si gazetë e morët një përgjigje, kështu që s’kam çfarë të them më tepër, sepse realisht nuk mund të marrësh detaje.

OK, por a ka një limit se kur mund të vendoset gjithçka?

Klubi nuk është njoftuar fare dhe nuk ka shans njeri të futet në Gjykatën Federale të Zvicrës për të marrë përgjigje në lidhje me çështje si kjo. Gjithsesi, me aq sa dimë, afati i fundit që do të merret një vendim për Skënderbeun është deri pa u mbyllur muaji korrik. Besoj deri në fund të korrikut do të njihemi me vendimin.

Nuk është folur asnjëherë për një datë fikse?

Gjykata Federale nuk jep kurrë data. Në ditën e dorëzimit të dokumentacionit, na është thënë se afati për një vendim shkon një vit e gjysmë nga momenti që hapet çështja. Dimë që të gjitha çështjet janë shtyrë me një muaj për efekt të pandemisë. Edhe ankesa jonë që pritej të merrte një përgjigje konkrete në qershor, tani do të ketë një zgjatje. Na duhet të presim.

Pas gjithë këtyre viteve të dënuar, a keni më shpresë se do të faleni?

Kjo është një Gjykatë që nuk ke shans të nuhasësh diçka. Thjesht do presësh dhe kaq. Me shpresën te Zoti, asgjë tjetër.

Të flasim pak për sezonin që po bën Skënderbeu. Shthurja e skuadrës në pjesën e dytë ndaj Tiranës ka lënë hije dyshimi dhe është komentuar jo pak. Keni një përgjigje për këtë?

Nuk merrem fare unë me ata që kanë dyshime apo bëjnë analiza për mënyrën si humbet Skënderbeu. Kjo nuk është hera e parë, sepse edhe në sezonin e kaluar na kanë paragjykuar, por kanë marrë leksion.Takaj

Çfarë do të ndodhë me trajnerin Ilir Daja?

Ke parë ti ndonjëherë t’i marrin Skënderbeut lojtarët dhe trajnerin pa vullnetin tonë?!

OK, por jemi në dijeni që ka oferta konkrete për trajnerin nga klube si Partizani, Shkëndija e Tetovës etj…

Të dalë vendimi pozitiv dhe e shikoni mirë pastaj se çfarë ndodh.

Çfarë do ndodhë?

Nuk mendoj se në mes të garës do të na dalin pazarxhinj të mëdhenj dhe do të na marrin trajnerin apo lojtarët. Me sa shoh, nuk respektojnë as rregullat e lojës. Aty i kanë, le t’i marrin, por nuk shoh ndonjë blerës… I fortë në futboll bëhesh duke paguar, jo duke biseduar me trajnerin dhe lojtarët e mi dhe bërë bujë në media. I fortë bëhesh kur paguan lekët. Prandaj është i fortë Reali dhe Barcelona. Këta po që mund të bëjnë të fortin. Këtu dalin në TV dhe mendojnë se kanë bërë pazar për merkaton.

Gjithsesi, askush nuk e pengon një klub të kontaktojë trajnerin tuaj, që për më tepër është në skadencë kontrate…

Unë nuk jam në dijeni se kush e ka kontaktuar. Dhe as kanë të drejtë ta bëjnë, sepse jemi në garë. Të mbarojë gara dhe të flasin sa të duan. Nëse vendimi del pozitiv, nuk ka burrë nëne që e merr Dajën. Aty do të qëndrojë Iliri, te Skënderbeu. Merkatoja nuk bëhet në media, sepse kush e do Dajën, duhet të jetë serioz. Këto lojëra nisën që para ndeshjes me Tiranën.

Çfarë do të bëni nëse nuk merrni një përgjigje pozitive nga Zvicra?

Do të vazhdoj në drejtimin e Skënderbeut. Pse çfarë po bëjnë të tjerët, e kanë lidhur kontratën me Europën çdo vit?! Cilat janë ato ekipe që kanë 150 vite në Champions?! Po pse kalimi i turit të parë dhe 200 mijë euro janë sukses?! Nuk është Europë kjo. Madje kjo është një gënjeshtër e madhe për futbollin tonë. Këtu ëndërrojnë të bëjnë atë që ka bërë Skënderbeu.

JORGIS MEMO

INTERVISTËN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...