Statistikat ndër vite/ Nga golat te pjesëmarrjet dhe kohët shtesë, ja rekordet e 15 edicioneve të Evropianëve

Premte, 09 July 2021 17:06

 

Italia dhe Anglia do të sfidohen të dielën, në edicionin e 16-të të një Europiani. Kombëtarja e “Tre Luanëve” është e 13-ta që merr pjesë në aktin final të një kompeticioni si ky, por në pritje për të mësuar se kush do ta ngrejë trofeun në “Uembli”, uebsajti i UEFA-s ka vendosur të shpalosë lojtarët që kanë shkëlqyer dhe shifrat më interesante të 15 edicioneve të kaluara të Europianëve.

REKORDET E FINALEVE

 

* Kombëtaret më fituese: Gjermania dhe Spanja me nga 3 trofe.

 

* Kombëtaret që kanë humbur më shumë finale: Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik me nga 3.

* Fitorja më e thellë në një finale: Spanjë-Itali 4-0 në 2012-ën.

 

* Finalet me më shumë gola: Spanjë-Itali 4-0 (2012) dhe Çekosllovaki-Gjermani Perëndimore 2-2 (1976).

* Finalja me më shumë tifozë: Spanjë-Bashkimi Sovjetik 2-1 (1964), luajtur në Madrid përpara 79 mijë e 115 tifozëve.

* Futbollisti me më shumë prezenca: 38 futbollistë kanë mundur që të luajnë dy finale të një Europiani, me Kristiano Ronaldon i cili mban rekordin e distancës mes finales së parë dhe të dytë (12 vjet mes 2004-2016). Ndërkohë, në listën e 38 lojtarëve, dy të fundit që i shtohen asaj janë Xhorxho Kielini dhe Leonardo Bonuçi, pas Spanjë-Itali në “Euro 2012”.

 

* Golashënuesit më të mirë të finaleve: Oliver Bierhof (Gjermani), Horst Hrubesh e Gerd Myler (Gjermani P.), Fernando Torres (Spanjë), të gjithë me nga dy gola.

 

* Dopieta në finale: Oliver Bierhof (Gjermani, 1996), Horst Hrubesh (Gjermani P., 1980) dhe Gerd Myler (Gjermani P., 1972)

* Gola në dy finale të ndryshme: Fernando Torres (Spanjë, 2008 dhe 2012).

* Triumfuesit si futbollistë e trajnerë: Berti Fogts (Gjermania P., 1972 dhe Gjermani 1996). Fogts fitoi edhe finalen e edicionit 1972, por nuk luajti asnjë minutë në fushë.

PREZENCA NË FINALE

* Kombëtaret që kanë luajtur më shumë finale: Gjermania/Gjermania P. Ka luajtur 6 finale, duke fituar 3 dhe humbur po aq. “Pancerat” ndiqen nga Spanja me 4 finale (3 fitore 1 humbje) dhe Bashkimi Sovjetik (1 fitore 3 humbje). Në grupin e 4 finalisteve ka hyrë edhe Italia, por pasi ka fituar 1 dhe ka humbur 2 të tjera, pritet të dielën të mësohet rezultati.

* Kombëtaret që kanë fituar më shumë finale radhazi: Gjermania/ Gjermania P. tri herë (1972, 1976 e 1980) dhe një radhë tjetër dy herë (1992, 1996). Bashkimi Sovjetik e ka arritur dy herë (1960 dhe 1964), por edhe Spanja (2008, 2012).

* Kombëtaret fituese në debutim: Gjermania Perëndimore ndaj Bashkimit Sovjetik 3-0; Italia ndaj Jugosllavisë 2-0 (në finalen e dytë, pas barazimit në të parën) dhe Spanja ndaj Bashkimit Sovjetik (2-1 në 1964). Edhe Republika Çeke e arriti në vitin 1996 finalen në tentativën e parë si vend i pavarur, ndonëse në statistikat e saj përfshihet edhe precedenti i fitores si Çekosllovaki.

FITORET MË TË MËDHA ME PËRMBYSJE

* 2000: Francë-Itali 2-1 pas kohës shtesë (pas disavantazhit në minutën e 55-të, përmbysën sfidën me “Golden Gol”-in e Trezegesë.

* 1996: Gjermani-Çeki 2-1 pas kohës shtesë (pas disavantazhit në të 59-ën përmbysën sfidën me “Golden Gol”-in e Bierhofit).

* 1968: Itali-Jugosllavi 1-1 pas kohës shtesë (rregullorja në rast barazimi pas 120 minutash kërkonte përsëritjen e ndeshjes, të cilën Italia e fitoi 2-0.

* 1960: Bashkimi Sovjetik-Jugosllavi 2-1 pas kohës shtesë (në disavantazh pas 43 minutash, përmbysën sfidën në shtesë).

KOHËT SHTESË

* Finalet që kanë shkuar në shtesë: nga 15 të luajtura, 6 prej tyre kanë kërkuar të luhen pas kohës së rregullt, por pritet të mësohet nëse këtë do ta kërkojë ose jo edhe Itali-Angli.

* Ndeshje të fituara në shtesë: Bashkimi Sovjetik-Jugosllavi 2-1 në vitin 1960 dhe Portugali-Francë 1-0, në vitin 2016.

* Ndeshje të vendosura me “Golden Gol”: Gjermani-Çeki 2-1 në vitin 1996 dhe Francë-Itali 2-1 në vitin 2000.

* Finale të vendosura nga penalltitë: Çeki-Gjermani Perëndimore 2-2 në vitin 1976, me trofeun që e ngrinin çekët pas suksesit 5-3 nga 11 metrat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...