Policia në Strumicë i kërkon të heqin flamurin shqiptar, Ballistët lënë ndeshjen në mes dhe dalin

Hënë, 26 August 2024 17:15
 

Shkëndija, ekipi shqiptar i Tetovës, ka arritur të marrë një tjetër fitore në Maqedoni. Këtë herë me shumë vlera pasi ka mundur AP Brera në shifrat 0-2 në Strumicë. Kjo ndeshje është shoqëruar edhe nga skandalet. Ballistët, tifo grupi besnik i Shkëndijës dhe i Kombëtares Shqiptare, kishte udhëtuar plot 200 km për të ndjekur nga afër ekipin e tyre të zemrës. Por ata nuk arritën që ta shohin këtë takim për shkak të flamurit shqiptar.

Sic dihet, sa herë që Ballistët vendosen në tribuna mbajnë vendosur flamurin shqiptar si identitet. Por këtë herë policia në Strumicë i ka kërkuar tifozëve që të heqin flamurin shqiptar. Në fillim u mendua se kjo ishte një kërkesë e delegatit të ndeshjes, pasi vetëm ata mund ta bëjnë këtë kërkesë, por në fund nuk rezultoi e vërtetë.

Duke parë se mbajtja e flamurit ishte e pamundur, Ballistët vendosën që në minutën e 30 të largoheshin nga shkallët e stadiumit pasi nuk ndiheshin të përfaqësuar. Nga faqja zyrtare e Shkëndijës kanë bërë të ditur se largimi i flamurit shqiptar nuk kishte të bëjë me delegatin e ndeshjes, por e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës, që kishte urdhëruar largimin e flamurit kuqezi.

“Protesta e kuqezinjëve nuk dha rezultat pasi delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës”, thonë nga klubi tetovar. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...