×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Humbja ndaj Beneventos, Gattuso i turpëruar: Falje tifozëve

Diel, 22 Prill 2018 10:11

Po ashtu si në fazën e parë, Benevetos e turpëroi sërish Milanin, këtë herë në “San Siro”.

Në fazën e parë, Beneventos, atëherë e sapongjitur në Serie A, merrte pikën e parë ndaj kuqezinjve me një gol të shënuar nga portieri në minutën e 95.

Ndërkohë ka shkuar edhe më keq ndeshja e së shtunës në “San Siro”, ku miqtë tashmë të rënë nga kategoria, madje për rreth 20 minuta edhe më një lojtar më pak, arrijnë të mposhtin Milanin.

Pas takimit, Gattuso ishte tejet i nxehur me lojtarët e tij, ndërsa i kërkoi falje tifozëve.

“Është e qartë që ekipi ka një rënie në formë. Kur luani pa shpirt, ju turpëroheni në këtë formë. Unë jam njeriu i parë përgjegjës, por kur e analizojmë lojën më vonë, alibi nuk do të kemi.

Kur luani kundër një skuadre si Benevento, që luan futboll të mirë edhe nëse janë në fund të tabelës, nuk mund të luajmë pa vendosmëri apo shpirt.

Nuk kishte rëndësi nëse luajtëm me dy, tre ose katër sulmuese, sepse nuk e kishim fuqinë psikologjike për të rrezikuar. Duhet t’iu kërkojmë ndjesë tifozëve, sepse ne veshim një fanellë prestigjioze dhe nuk mund të kemi më mbrëmje të turpshme si kjo”,- tha Gattuso.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...