Ylli argjentinas Lionel Messi është dominuesi në financa për sa i përket futbollit. Sulmuesi i Barcelonës është lojtari më i paguar në botë për sezonin 2017-2018 shkruan prestigjiozja “France Football”,
Në këtë gazetë janë përcaktuar lista e futbollistëve që kanë përfituar më shumë të ardhura financiare, e ka bazuar studimin e saj te paga bruto e futbollistëve, shpërblimet dhe të ardhurat nga kontratat me kompanitë publicitare, të përfituara gjatë këtij sezoni.
Nga përllogaritjet rezulton se, Messi e ka tejkaluar shifrën e 100 milionë eurove, më saktësisht ai përfiton 126 milionë euro.
Ylli i Barcelonës e zbriti në vendin e dytë Cristiano Ronaldon, kryesuesin e vitit të kaluar. Ylli i Realit të Madridit ka siguruar 94 milionë euro për këtë sezon.
Podiumi u plotësua nga braziliani Neymar, që ka përfituar 81.5 milionë euro këtë sezon. Klasifikimi vijon me një tjetër futbollist të Realit të Madridit, Gareth Bale, i pozicionuar në vendin e katërt me 44 milionë euro, duke lënë pas qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique, me 29 milionë euro.
Ndërsa për sa u përket trajnerëve, më i paguari për këtë sezon është tekniku i Manchester United, Jose Mourinho, me 26 milionë euro, i ndjekur nga Marcelo Lippi i përfaqësueses kineze, me 23 milionë në vendin e dytë, si dhe Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid, me 22 milionë euro.
Pesëshja e trajnerëve më të paguar për sezonin 2017-2018 plotësohet nga Zinedine Zidane i Realit të Madridit dhe Pep Guardiola i Manchester City, që kanë siguruar respektivisht 21 dhe 20 milionë euro të ardhura.