Shpesh thuhet se teknologjia në futboll nuk është e nevojshme, pasi i heq emocionet lojës. Por në rastin e Bajernit nuk është aq e vërtetë. Tashmë skuadra kampione ose më saktë mirëmbajtësit e fushave stërvitore në qendrën bavareze do të kryejnë ujitjen e fushës më anë të një “ipad”.
Është kjo shpikja më e re për të ndihmuar lojtarët të kryejnë seancën stërvitore në kushte optimale. Aplikacioni lidhet me GPS dhe në bazë të kushteve atmosferike, ai tregon se kur duhet të bëhet vaditja e fushës, duke marrë në konsideratë edhe në çfarë orari të ditës duhet të ndërhyhet. Aplikacioni do të shkarkohet vetëm nga njerëz të autorizuar të kompanisë që ka bërë të mundur këtë projekt./panoramasport