Luhet në Londër, gjysmëfinalja e parë në Evropa Ligë, mes Arsenalit dhe Atletikos së Madridit.
Ndryshe, kjo mund të quhet edhe një finale e parakohshme, teksa përballë vihen dy nga favoritët kryesorë të këtij kompeticioni.
Arsenali vjen në pasi eliminoi CSKA Moskë një fazë më parë, ndërsa Atletiko kaloi Sportingun e Lisbonës.
Topçinjtë e kërkojnë këtë trofe, edhe si një dhuratë për trajnerin Venger, që në fund të këtij sezoni ka deklaruar se nuk do të jetë më trajner i londinezëve.