Ndonëse me një lojtar më pak, Atletico Madrid ka arritur të marrë një barazim 1-1 në Londër ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League.
Vetëm pas minutës së 10-ë Atletico mbeti me një lojtar më pak, pasi Vrsaljko është ndëshkuar me dy kartonë të verdhë dhe la fushën e lojës. Në pjesën e parë të ndeshjes, Arsenali dominoi totalisht kundërshtarin, por pa mundur të shënojë ndaj Atletico Madrid.
Me të nisur 45 minutshi i dytë, anglezët gjetën golin e avantazhit me Lacazette. Dominimi i tyre vazhdoi, por në tentativë për të shënuar golin e dytë dhe të sigurisë, spanjollët përfitojnë dhe me anë të një kundërsulmi gjejnë një gol tejet të rëndësishëm me francezin Griezmann.
Ishte minuta e 82 kur sulmuesi i Atletico shfrytëzoi mjaft mirë një top të gjatë në drejtim të tij dhe mposhti i vetëm mbrojtjen dhe portierin e Arsenal.
Çështja e kualifikimit për në finale pritet të vendoset në Spanjë në ndeshjen e kthimit, por Ateltico duket e favorizuar me golin e shënuar në fushë kundërshtare.
Ndërkohë, Marseille arriti të merrte fitore të pastër ndaj Salzburgut të Valon Berishës në ndeshjen e parë të luajtur në Francë të vlefshme për gjysmëfinalen e Europa League.
Edhe pse austriakët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë nuk mundën të shënojnë në këtë transfertë, ku u ndëshkuan me dy gola.
Thauvin dhe N’Jie ishin autorët e dy golave për francezët, të cilët shkojnë në ndeshjen e kthimit mjaft të qetë.