Ai është padyshim trajneri më i dashur për shqiptarët. Pas historisë së suksesit me ekipin e kombëtares shqiptare, De biazi nuk i ka kursyer fjalët e mira për shqiptarët.
I ftuar në një aktivitet në Pordenone ku u diskutua për temën “kur sporti është integrim”, 61-vjeçari tha se djemtë e kombëtares e kanë befasuar me dëshirën e tyre për të ecur përpara.
“Tani ndihem shqiptar. Në sytë e atyre djemve kam parë një dëshirë të madhe për të ecur përpara dhe për tu përballur me vështirësitë e jetës. Shumë prej tyre kanë lënë vendin e tyre për të shkuar në Zvicër, Gjermani dhe në vende të tjera për të kërkuar shanset e tyre dhe ia kanë dalë”, u shpreh De Biazi
Në këtë aktivitet pjesëmarrës ishte edhe ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutilo, i cili i dha titullin e lartë De Biazit, “Cavaliere”, dhe e shoqëroi me medaljen “Ordine Dell Stella D’Italia”.
Edhe ambasadori italian u shpreh se ishte De Biasi ambasadori që bëri që shqiptarët të preknin Europën, duke përzgjedhur fjalët: “De Biasi arriti që para politikës, ta çojë Shqipërinë në Europë.”