Nata e parë e çerekfinales së "Champios League" ka rezultuar e magjishme për Real Madrid dhe Ronaldo-n kundër Juventus. Italianët kapitulluan 3-0 në shtëpi nga "galaktikët", që më tepër kanë humbur edhe Dybala-n në ndeshjen e kthimit pasi argjentinasi u ndëshkua më të kuqe.
Ndeshja nisi me një superperformancë nga ana e madrilenëve të cilët po u ngrohur ende "motorët" kaluan në avantazh. Ronaldo nuk fali pas një topi në zonë të Isco-s, duke zhbllokuar shifrat. Deri në fund të pjesës së parë ‘zonja e vjetër’ do të përpiqej shumë, por nuk e mori golin e barazimit.
Në pjesën e dytë të lojës Juventusi bëri ç’mos deri në minutën e 64-r, kur Cristiano Ronaldo me një perlë dyfishoi shifrat. Në momentin më të mirë të skuadrës së Allegrit portugezi me ‘roveshiatë’ realizoi ‘dopietën’ personale.
Menjëherë pas këtij goli Dybala do të ndëshkohej me të kuq e do të nxirrej nga loja. Në minutën e 73-t ishte Marcelo që në bashkëpunim me Ronaldon shënoi golin e tretë dhe njëkohësisht vulosi rezultatin.
Me rezultatin e arrirë Real Madrid është pothuajse i kualifikuar, pasi do të nevojitej një mrekulli që italianët të kalonin më tej. Ndeshja e kthimit do të luhet pas bnjë jave, më datë 11 në “Santiago Bernabeu”.
Komenti i ndeshjes
72′ GOOOL Marcelo. Real Madrid tani udhëheq me 3 gola. Pothuajse e mbyllur çështja e kualifikimit
66′ Dybala merr kartonin e dytë të verdhë, përjashtohet nga loja
64′ GOOL Ronaldo. Portugezi ndëshkon për herë të dytë Juventusin, kësaj radhe me një supergol.
46′ Nis pjea e dytë
3′ GOOOL Real Madrid. Ronaldo nuk fal brenda zone pas një asisti të Isco-s
1′ Nis takimi në Torino