Fati i keq për Sebastian Vettel në Baku të Azerbajxhanit, por më pas edhe Bottas dhe në fund triumfon Hamilton në garën e sotme të Formula 1, të zhvilluar në Baku të Azerbajxhanit.
Në vendin e dytë është renditur Kimi Raikkonen, ndërsa surpriza në podium ishte Perez. Vetëm vendi i katërt për gjermanin e Ferrarit, Sebastin Vettel, që zbret i dyti në kampionati pas katër të zhvilluara këtë sezon. Kryeson Hamilton me 70 pikë, ndjek Vettel me 69.
Bottas ka qenë më i pafati, pasi kur kishin mbetur edhe 4 xhiro dhe ishte i pari, goma e tij e pasme ka shpërthyer dhe nga kjo ka përfituar Hamilton dhe fiton garën.
Ky është suksesi i parë sezonal për pilotin britanik, që fillimisht përfitoi nga një parakalim i gabuar i Vettel, që doli jashtë piste, dhe më pas nga dëmtimi i gomës së Bottas, për të fituar garën.
Ky është Botërori i makinës së sigurisë, që ka vendosur rezultatin përfundimtar në 3 gara deri më tani e kështu ndodhi edhe sot, pasi u bë sërish protagoniste.
Nën regjimin e saj ndodhën shumë të papritura dhe pasi u largua nga pista, 4 xhiro nga fundi, pati shumë emocione.
Vettel, në përpjekje për të kaluar Bottas, e merr gjerë kthesën dhe frenon fort, duke u parakaluar nga Bottas, Hamilton e Raikkonen.
Por edhe Bottas nuk ka fat, pasi në xhiron pasardhëse i shpërthen goma teksa ishte para bokseve, pa patur mundësi ta ndërrojë atë dhe braktis garën.
Për pasojë, Hamilton gjendet i pari krejt papritur, pasi dy protagonistët kryesorë nuk kanë fat.