Java e 30-të e Superiores ka sjellë surpriza për futbollin në vendin tonë.
Takimet e kësaj jave ishin Skëndërbeu-Kukësi i mbyllur me rezultatin 0-1, fakt ky që i shton pikë skuadrës bardheblu drejt vendit të parë ndërsa për korçarët është një hap drejt humbjes së titullit.
Ndeshje të tjera ishin Teuta-Kamza me rezultatin 3-3, Vllaznia-Laçi 1-0 ku shkodranët arritën të merrnin një pikë plus nga ky takim, Luftëtari- Flamurtari u mbyll me rezultatin 2-1.
Ndërkohë, surpriza më e madhe e kësaj jave ishte takimi Lushnja-Partizani i cili u mbyll me rezultatin 1-1 duke i dhënë skuadrës së Lushnjes pikën e parë pas kaq shumë kohësh.
Rezultati i kësaj ndeshje nuk u mirëprit nga ekipi i Partizanit i cili u ankua për rastin në fjalë në FSHF duke e quajtur të padrejtë.
Klasifikimi i deritanishëm është;
- Skëndërbeu 69 pikë
- Kukësi 58 pikë
- Luftëtari 50 pikë
- Partizani 46 pikë
- Laçi 43 pikë
- Flamurtari 43 pikë
- Kamza 38 pikë
- Vllaznia 36 pikë
- Teuta 34 pikë
- Lushnja 11 pikë