Pesë vajza iraniane janë veshur si burra për të hyrë në stadiumin e Teheranit për të parë tek luan skuadra e tyre e zemrës, Persepolis kampione e Iranit.
Që prej 1979 Irani ka ndaluar vajzat të hyjnë në stadium apo të marrin pjesë në çdo lloj aktiviteti sportiv. “Motivi” Për ti mbrojtur ato nga natyra e dhunshme dhe gjuha ofensive si dhe për ti ndaluar të shohin djemtë me pantallona të shkurtra.
Vajzat që ishin maskuar si burra me mjekër arritën të mashtronin shërbimin e sigurisë dhe të mund të hynin në stadium.