Ylli i PSG Neymar në fund të muajit shkurt udhëtoi drejt vendlindjes atje ku edhe kreu operacionin në këmbën e djathtë pas dëmtimit që pësoi në sfidën kundër Marseille.
Që prej asaj ndeshje 25-vjeçari vazhdon rikuperimin në Belo Horizonte, por sipas raportimeve nga Franca periudha e ‘pushimeve’ do të marrë fund shumë shpejt për të. Klubi i Paris SG ka urdhëruar Neymar të rikthehet menjëherë në Paris.
Braziliani pritet të rikthehet në kryeqytetin francez gjatë ditës së enjte raportoi stacioni televiziv Esporte Interativo.
Ditët e fundit ai është përfolur edhe për një transferim te Real Madrid, por merkato e vërtetë pritet të fillojë pas Botërorit.