Skuadra e futbollit Redskins e Uashingtonit, është përfshirë nga një skandal.
Sipas raportimeve liga e futbollit amerikan i ka detyruar nxitëset e tifozëve që të paraqiten për kalendarin vjetor topless para menaxherëve dhe pronarëve të stadiumit. Sikut të mos mjaftonte kjo disa prej tyre janë detyruar të luajnë rolin e eskortës dhe t’i shoqërojnë në takime private.
Skandali që që ka përfshirë futbollin amerikan daton në korrik 2013. Ai ëhstë bërë i ditur për New York Times nga vetë nxitëset e tifozëve.
Kërkesa për to është bërë në Kosta Rika, kur stafi i tifozeve femra u dërgua në vendpushimin Occidental Grand Papagayo, Guanacaste një zonë e rezervuar vetëm për të rriturit.
36 vajzave u janë konfiskuar pasaportat dhe iu kërkua të paraqiten para grupit të menaxherëve dhe pronarëve të suitave, ndërkohë që nëntë prej tyre në disa raste shërbyen si vajza eskortë në një klub nate.