Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin e Afrkës së Jugut, ku një lojtar ka gjetur vdekjen teksa luante në fushë. Futbollisti u godit nga rrufeja dhe pavarësisht se u transportua me urgjencë në spital nuk arriti të mbijetojë.
Klubi Maritzburg United konfirmoi lajmin duke njoftuar se, futbollisti 21-vjeçar, sulmues, Luyanda Ntshangase ishte në koma që prej ngjarjes së pazakontë të ndodhur gjatë një ndeshjeje miqësore më 1 mars.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, klubi njoftoi se ekipi ishte në zi duke e vlerësuar futbollistin si një talent. Maritzburg United renditet aktualisht në vendin e katërt të kategorisë elitare të Afrikës së Jugut.