Një lajm i trishtë për botën e futbollit vjen nga Anglia.
Ish trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson i është nënshtruar një operacioni emergjent pasi kishte një hemoragji në tru.
Klubi anglez i Premier League thotë se ndërhyrja ka shkuar shumë mirë, por ai ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv për t'u kthyer në normalitet. Familja e tij kërkon privatësinë në këtë çështje.
Fergusoni 76 vjeçar u tërhoq nga menaxhimi i Unitedit në vitin 2013 pas 26 vitesh në krye të saj.