Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, i është nënshtruar një operacioni pas gjakderdhjes në tru. Ferguson u mor nga shtëpia e tij në Cheshire rreth orës 9 të mëngjesit të shtunën me një ambulancë dhe u dërgua në spitalin e rrethinës Maccelesfield.
Mbrëmë ai iu nënshtrua operacionit për gjakderdhje në tru dhe Manchester United përmes një postimi në faqen e klubit ka bërë të ditur se procedura ka shkuar mirë, por ai ka nevojë për një periudhë të kujdesit intensiv për ta marrë veten dhe për këtë kanë kërkuar pak privatësi.
Ronaldo, që është ky që është sot falë Fergusonit, përmes rrjeteve sociale i ka uruar shërim sa më të shpejtë Fergit.
“Mendimet dhe lutjet e mia janë me ju, miku im i dashur. Bëhu i fortë, Bosi!”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.