“El Clasico” e luajtur mbrëmë mes Barcelonës dhe Real Madridit nuk zhgënjeu, me episode të shumta të cilët do t’i bëjnë tifozët të flasin për ditë me rradhë për këtë përballje.
Njëri prej tyre ishte ai që ndodhi në fundin e pjesës së parë kur Sergi Roberto goditi me shpullë Marcelo-n dhe si rrjedhojë mori kartonin e kuq.
Absolutisht kundër këtij vendimi të arbitrit Hernandez Hernandez ka qenë Lionel Messi, ai i cili i ka mbajtur një ‘leksion’ në fundin e pjesës së parë.
Sipas “Carrusel Deportivo” ylli argjentinas i ka folur për gati 1 minutë gjyqtarit në dhomat e zhveshjes duke iu drejtuar me fjalët: “Po e bën në brekë! Po i fal gjëra Realit”.
Lajmin e ko konfirmuar edhe Sergio Ramos i cili ka mbetur i befasuar nga ky veprim në një kohë kur Lionel Messi e kishte një karton të verdhë dhe rrezikonte të merrte të dytin.
Sipas mediave spanjolle, Messi i ka folur shumë ashpër arbitrit të takimit Barcelona-Real në korridorin që të çon në dhomat e zhveshjes, pas përfundimit të pjesës së parë.
Argjentinasi kishte ankesa për ndëshkimin me karton të kuq të Sergi Robertos për një goditje në fytyrë ndaj Marcelos.
Sergio Ramos tha se, Messi i foli arbitrit Hernandez Hernandez gati një minutë, edhe pse e kishte një karton të verdhë.