Pritja e topit nga portieri i Lazio-s, shqiptari Thomas Strakosha, në sfidën e djeshme kundër Atalanta-s, që i dha 1 pikë të rëndësishme ekipit të drejtuar nga Inzaghi është konsideruar si fondamentale. Gjithashtu performancës së shfaqur në fushë nga Strakosha i janë dhënë komente mjaft pozitive edhe nga mediat italiane.
Ndërkohë, në lidhje me këtë paraqitje, 22-vjeçari pas ndeshjes është treguar mjaft modest duke deklaruar: “Ndryshon klasifikimi, por Atalanta është shumë e fortë. Ne dhamë gjithçka në fushë dhe kemi marrë një pikë të rëndësishme.
Tani le të mendojmë për të marrë më shumë ndaj Crotone-s. Nuk mendoj për pritjet, që për fat të mira rezultuan vendimtare. Një pikë e meritonim. Duhet të fitojmë me Crotonen, që të ruajmë avantazhin deri në fund.”
Po ndonëse vetë Strakosha është treguar modest këtë nuk e kanë bërë gazetat më të madhe sportive në Itali, të cilat e kanë vlerësuar maksimalisht ‘gardianin’.
Tre të përditshme shumë të rëndësishme si “Corriere della Sport”, “Gazzeta dello Sport” dhe “Republica”, e kanë vlerësuar futbollistin me notën 8-t, padiskutim si më të mirin e Lazio-s në këtë sfidë.
CORRIERE DELLO SPORT – Strakosha 8, Luiz Felipe 6 (56′ Bastos 7), de Vrij 6, Caceres 6, Marusic 4,5, Murgia 6,5, Leiva 7, Milinkovic-Savic 6, Lulic 6,5, Luis Alberto 6 (35′ Felipe Anderson 6), Caicedo 7 (70′ Lukaku 6), Inzaghi 6.
GAZZETTA DELLO SPORT – Strakosha 8, Luiz Felipe 6 (56′ Bastos 6), de Vrij 6, Caceres 5, Marusic 5,5, Murgia 5, Leiva 5,5, Milinkovic-Savic 6, Lulic 6,5, Luis Alberto 6 (35′ Felipe Anderson 6), Caicedo 6,5 (70′ Lukaku 5,5), Inzaghi 6.
REPUBBLICA – Strakosha 8, Luiz Felipe 5,5 (56′ Bastos 6,5), de Vrij 6,5, Caceres 5, Marusic 5, Murgia 6, Leiva 6, Milinkovic-Savic 6, Lulic 6,5, Luis Alberto 6,5 (35′ Felipe Anderson 6), Caicedo 7 (70′ Lukaku 6).