Paolo Rodolfi nuk do të jetë më ndihmësi kryesor i Christian Panucci-t në kombëtaren shqiptare. Ai mbërriti në korrik të 2017 te kuqezinjtë dhe ende pa mbushur vitin nuk do ta mbajë më këtë detyrë, por do të bëhet vëzhgues i federatës shqiptare.
Mësohet se zëvendësuesi i Rodolfi-t te kuqezinjtë do të jetë Marco Casseti. Nuk dihet nëse ish-futbollisti i Roma-s ishte apo jo një dëshirë e Christian Panucci-t. Casseti do të nisë punën me Shqipërinë në fund të muajit maj, atëherë kur do të jenë edhe miqësoret e radhës.