Observatori “CIES” i Futbollit ka ndërmarrë një vlerësim për çdo lojtar në çdo ekip të 5 kampionateve kryesore në Evropë.
Të gjithë këtë analizim “CIES” e ka bërë për të dalë në konkluzionin sesa vlejnë skuadrat bazuar në faktorë të tillë si, mosha e lojtarëve, niveli i paraqitjeve dhe kohëzgjatja e kontratave.
Studimi ka nxjerrë edhe vlerën mesatare të formacioneve titullare për secilën skuadër.
Në klasifikimi e saj për 30 ekipet me vlerën më të lartë, dominojnë klubet nga ‘Premier League’, me 9 të tilla, ndërsa nga ‘Serie A’ janë 8 skuadra, 5 nga ‘La Liga’, 4 nga ‘Ligue 1’, e 4 të tjerë nga ‘Bundesliga’.
Southamptoni ka zhvilluar një sezon “të tmerrshëm” në elitën e futbollit anglez, megjithatë, skuadra mbetet e fundit në listën e 30 ekipeve me vlerën më të lartë, nga 98 skuadra që kanë 5 kampionatet kryesore të Evropës.
Renditja nga vlera më e vogël tek vlera më e madhe:
Southampton – 9.9 mln paund
Fiorentina – 9.9 mln paund
Marseja – 10 mln paund
Dortmundi – 10.2 mln paund
Atalanta – 10.2 mln paund
Leverkuseni – 11.4 mln paund
Sevilla – 11.6 mln paund
Lazio – 12.5 mln paund
Evertoni – 12.8 mln paund
Leicester – 13.7 mln paund
Interi – 15 mln paund
Valencia – 15 mln paund
Lioni – 15.5 mln paund
Milani – 15.7 mln paund
Leipzig – 17 mln paund
Monako – 19.8 mln paund
Arsenali – 21.8 mln paund
Bayern Munchen – 22.3 mln paund
Roma – 22.8 mln paund
Napoli – 25.8 mln paund
Juventusi – 27 mln paund
Reali i Madridit – 31 mln paund
PSG – 34.4 mln paund
Manchester United – 34.6 mln paund
Chelsea – 35.8 mln paund
Atletico Madrid – 36.8 mln paund
Liverpool – 38.3 mln paund
Tottenhami – 45.1 mln paund
Barcelona – 48.6 mln paund
Manchester City – 55.3 mln paund