Preshevari i parë që tradhton Shqipërinë, zgjedh kombëtare tjetër

Tuesday, 08 May 2018 17:25

Shqiptarët janë të lidhur fort me flamurin dhe me kombin. Situata ka ndryshuar me brezin e dytë apo të 3-të të emigrantëve. Ata kanë lindur larg Shqipërisë dhe janë rritur me një tjetër mentalitet dhe vëmendje. Me pak fjalë, nuk e ndjejnë vendin tonë më shumë se vendin e lindjes së tyre. Këtu mund të bëjmë përjashtime, pasi dimë raste si Enis Bardhi i Maqedonisë që ish-trajneri i Shpresave, Redi Jupi i ka përplasur derën në fytyrë. 
Këtu mund të futet dhe ndonjë nga lojtarët e Zvicrës, tek-tuk, por gjasat janë të pakta, pasi kur Kosova u bë realitet në arenën ndërkombëtare nuk lanë ekipet kombëtare për Përfaqësuesen tjetër të shqiptarëve.

Eduasportin.com zbulon dhe rastin e fundit të “tradhtisë”. Këtë herë vjen nga Austria dhe bëhet fjalë për mesfushorin me tipare mbrojtëse, Esad Bejaj (Bejic). Ai është nga Presheva me origjinë dhe po luan për Kombëtaren e Austrisë. 17-vjeçari është pjesë e ekipit të dytë të Austria Wien II, duke qenë një nga lojtarët më të dalluar të skuadrës. Shqiptari ka rënë shpesh në sy me përformancat e tij, pasi ka luajtur me grupmoshat e Austrisë që nga mosha U-15 e deri tani te ajo U-17. Zhvillimi i tij po merr mjaft mirë, por fatkeqësisht nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë. Tani për tani flasim me siguri, ndërsa zhvillimi i tij nuk shkon ashtu si duhet, atëherë Esad Bejaj (Bejic) mund të na kthehet si ndonjë atdhetar i madh.

Kur pyetët nëse është i interesuar që të luajë për Shqipërinë, i riu përgjigjet thatë dhe e kundërshton ofertën. “Për momentin nuk jam i interesuar, pasi jam duke luajtur me Kombëtaren e Austrisë dhe jam shumë i lumtur për këtë, por faleminderit”, - shprehet ai për Eduasportin.com. Të urojmë më të mirat Esad, nuk të paragjykojmë, por shih dhe shembujt e atyre "talenteve" që refuzuan Shqipërinë se ku kanë përfunduar.  /EDS

Modifikuar më Tuesday, 08 May 2018 17:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...