Fillojnë përçarjet, lojtarët të mërzitur me qëndrimin tekanjoz të gjermanit

Tuesday, 08 May 2018 17:34

Mesut Ozil ka zemëruar lojtarët e Arsenalit me qëndrimin e tij tekanjoz. Disa lojtarë të Arsenalit dyshojnë, se Ozil po lejohet të zgjedhë, se cilat ndeshje do të luajë. Mësohet se ata nuk janë të kënaqur, që lojtari më i paguar i klubit e ka shpallur veten të pavlefshëm për këtë sezon. 29-vjeçari gjerman, ka humbur pesë ndeshjet e fundit të Arsenalit në Premier League dhe tani është përjashtuar nga dy ndeshjet e mbetura pas një problemi në shpinë. Ai nuk ka filluar 25 nga 58 ndeshjet e Arsenalit këtë sezon, pasi qëndroi pushim për fazën e grupeve të Europa League, FA Cup dhe raundet e para të EFL Cup. Pengesa e tij e fundit vijon pas një sërë dëmtimesh misterioze, të cilat janë përsëritur rregullisht gjatë 18 muajve të fundit. Trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger pranoi në shkurt: "Sistemi imunitar i Ozil është pak në telashe dhe nuk e di pse. Shpresoj, që mund të përmirësohet në mënyrë mjekësore".

Kuptohet që një numër lojtarësh ishin veçanërisht të pakënaqur kur lojtari i Gjermanisë humbi stërvitjen përpara ndeshjes së fundit kundër Burnley. Nuk kishte pasur asnjë deklaratë të një dëmtimi pas humbjes në Europa League të së enjtes nga Atletico Madrid. Dje ish-mesfushori i Real Madridit, shkruajti në “Twitter”: "Është për të ardhur keq që kam humbur ndeshjen e djeshme pas dëmtimit tim të shpinës. Do të duhet një kohë për t’u rikuperuar, por unë jam i sigurt se do të shërohem plotësisht në kohë për Kupën e Botës. Edhe njëherë do të doja të falënderoj shefin tonë. Ishte një nder që luajta për ty, Wenger! Faleminderit për të gjitha kujtimet, që kemi ndarë sëbashku". 29-vjeçari është lojtari më i paguar i klubit dhe nga ai pritet shumë, por duke parë veprimet e fundit dhe performancën e tij në fushë ka shumë pakënaqësi nga drejtuesit dhe tifozët e “Topçinjve”. /EDS/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...