Cilat janë klubet në Europë, lojtarët e të cilëve kanë vlerë tregu veçanërisht të lartë? Nëse krahasohen klubet e pesë kampionateve më të mira në Europë, Manchester City është klubi ku vlera mesatare e transferimit të lojtarëve të skuadrës ka arritur nivelin rekord prej 62,9 milionë eurosh.
Kjo është ajo që del nga klasifikimi i CIES Football Observatory nëpërmjet një algoritmi ekskluziv. Vlera e transferimit tek Manchester City është madje më e lartë se ajo e Barcelonës: vlera mesatare e transferimit të katalanasve arrin 55,3 milionë euro. Në vend të tretë është Tottenham, me vlerë 51,3 milionë euro.
Fuqia ekonomike e Premier League, performanca, kohëzgjatja e kontratës dhe mosha e lojtarit janë kriteret kyçe që shpjegojnë pozicionin e Manchester City në vend të parë. Shtatë lojtarë të klubit kanë vlerë transferimi që shkon më shumë se 100 milionë euro: Kevin de Bruyne, Leroy Sané, Raheem Sterling, Gabriel Jesus, Ederson Moraes, Bernardo Silva dhe Sergio Agüero.
Ndër 31 klubet, lojtarët e të cilëve kanë vlerë transferimi më të lartë se 10 milionë euro, 9 i përkasin Premier League, 8 Serisë A, 6 La Liga dhe 4 Bundesligës dhe Ligue 1.
Skuadra e Premier League me vlerën më të ulët – West Bromwich Albion – ndodhet në vendin e 55 nga 98 – kjo tregon dominimin e madh të kampionatit anglez mbi Ligat e tjera.