Dhuna e ushtruar ndaj zyrtarëve të ndeshjes Flamurtari-Vllaznia ka bërë që fusha e Flamurtarit të dënohet dhe si pasojë e këtij dënimi ndeshje e radhës e Flamurtarit të spostohet në një fushë tjetër.
Takimi Flamurtari- Laçi do të mbahet në “Elbasan Arena” në orën 16:00 dhe jo në 19:00 siç ishte planifikuar. Ky vendim është pranuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit si organizuese e këtij aktiviteti.