Reali ofron 600 mln euro për Neymar, por ai...

Saturday, 12 May 2018 12:55

Reali i Madridit e ka marrë shumë seriozisht çështjen e blerjes së Neymar nga Paris Saint Germain.

Presidenti i “galaktikëve” është gati të shesë Karim Benzema e Gareth Bale për të krijuar një fond total investimi për sulmuesin brazilian prej 600 milionë eurosh, shifër që përfshin përveç pagesës së kartonit të lojtarit edhe pagën dhe shpërblimet e tij.

Sipas medias spanjolle, Babai i Neymar ka nisur të bëjë lëvizjet e tij për realizimin e këtij transferimi të futbollistit.

Gjithsesi gjithçka në këtë histori do të varet nga UEFA dhe sanksionet që ajo do të marrë ndaj PSG.

Ndërkohë, Neymar lëshon një mesazh që të lë të nënkuptosh qëndrimin e tij te Paris Saint Germain të paktën edhe për një sezon tjetër.

“Krenar që jam me fanellën e re dhe që do të vazhdoj t’i argëtoj të gjithë”-shkruante Neymar në Twitter, disa orë pas publikimit të uniformës së re të Paris Saint Germain. Mesazh ky që i bën drejtuesit e kampionëve të Francës të marrin frymë lirisht.

Login to post comments