Vora është shpallur zyrtarisht kampione e Kategorisë së Dytë, Grupi A. Skuadra e periferisë së kryeqytetit, ka triumfuar me rezultatin 0-4 në sfidën ndaj Internacionalit, duke shkruar historinë.
Kjo është hera e parë që skuadra vorake ngjitet në Kategorinë e Parë. Nuk ka falur edhe Veleçiku i vendit të dytë, i cili mposhti Kukësin B me rezultatin 3-5, duke blinduar vendin e dytë. Skuadra nga Kopliku do të ndeshet me vendin e parafundit të Kategorisë së Parë, Grupi B. Një triumf në “finalen” play-off do ta dërgonte Veleçikun në Kategorinë e Parë.
Internacional-Vora 0-4
Kukësi-Veleçiku 3-5 Burimi:panoramasport