Partizani nuk po “zë rehat”, ndërrimi i trajnerëve kthehet në modë

Diel, 13 May 2018 09:42

Sezoni 2017-2018 mund të quhet edicioni më problematik i Partizanit pas kthimit në Superiore, ndonëse është viti ku presidenti Demi ka investuar më shumë.

Deri tani janë zhvilluar 33 javë në kampionat dhe të kuqtë janë drejtuar nga tre trajnerë deri tani. Në 9 javët e para në krye të ekipit ishte Mark Iuliano, i cili ia la vendin Sulejman Starovës, që drejtoi në 14 ndeshjet në vijim. Ndërsa në 10 ndeshjet e fundit ekipi është drejtuar nga Klevis Dalipi.

Një nga shkaqet e dështimit të Partizanit në javët e fundit ka lidhje edhe me praninë e trajnerit Mario Tokiç në stadium në ndeshjen me Skënderbeun.

Kroati shikohet si trajneri i Partizanit të sezonit të ri dhe burime pranë Tokiç e kanë bërë fakt të kryer marrëveshjen mes palëve. Madje thuhet se ish-trajneri i Lokomotivës së Zagrebit ka kohë që po punon për skuadrën e edicionit të ri dhe në përfundim të kampionatit pritet që të shpalosë planin e tij te drejtuesit e klubit. /panorama/ 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...