U luajtën 5 takimet e vlefshme për javën e 34-t të Kategorisë Superiore.
Skënderbeu- Teuta 1-3
Teuta zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në Korçë duke mposhtur me rezultatin e thellë 3-1 Skënderbeun të saposhpallur kampion të Shqipërisë. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për “Djemtë e Detit”, që tani kanë hedhur një hap të sigurt drejt mbijetesës. Diferenca me Vllazninë është pesë pikë kur kanë mbetur edhe 6 pikë në lojë.
Laçi-Lushnja 3-1
Laçi nuk e pati të vështirë në shtëpi kundër Lushnjes, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 3-1. Me këtë rezultat kurbinasit shpresojnë te pjesëmarrja në Europa League, edicionin e ardhshëm, pasi qëndrojnë në vend të pestë me 50 pikë, aq sa Partizani i katërit por që ka golaverazh më të mirë.
KAMZA-FLAMURTARI 1-0
PARTIZANI-VLLAZNIA 2-0
KUKËSI-LUFTËTARI 2-2
Me rezultatet e sotme Vllaznia është skuadra që vetëm matematikisht shpreson për mbijetesë, ndonëse dy ndeshjet e mbetura nuk e favorizojnë.