Levante ka shkaktuar surprizën më të madhe të kësaj javë në La Liga duke mposhtur me rezultatin 5-4 Barcelonën në “Ciutat de València”. Një rezultat që shuhan shpresat e katalanasve për ta mbyllur kampionatin si të pamposhtur. Armando Sadiku nuk ishte grumbulluar për këtë takim, ndërsa shkëlqeu futbollisti me origjinë shqiptare Enis Bardhi me një dopietë. Vendasit e nisën shumë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas 9’ minutash lojë me Boateng, i cili ktheu në gol asistin e Morales. Në disavantazh katalanasit hidhen në kërkim të golit të barazimit, por Levante mbrohet mirë dhe provon me kundërsulm. Pas një aksioni model Lukic jep një top të shkëlqyer për Boateng, i cili mposht Ter Stegen dhe më pas e dërgon topin në rrjetë (30’). Pak para fundit Coutinho ngushtoi diferencën pas asisit të Suarez.
Edhe pse pjesa e dytë pritej që të niste me Barcelonën në sulm ndodhi e kundërta me vendasit që befasojnë sërish duke shënuar edhe tre herë të tjera në harkun e 10’ minutave. Me të filluar kjo pjesë Bardhi shënoi një gol të shkëlqyer nga jashtë zonës (46’). 3’ minuta më vonë Boateng shënoi sërish duke shokuar katalanasit që vuajnë shumë në mbrojtje pas rotacionit në formacion nga Valverde. Futbollisti me origjinë shqiptare, por që luan për Maqedoninë, Enis Bardhi u dha një godijte të fortë shpresave të Barcëlonës duke shënuar golin e pestë (56’). Gjithsesi katalanasit nuk dorëzohen, me Coutinho që shënoi golin e dytë duke rihapur ndeshjen (59’). 5’ minuta më vonë ylli brazilian shënoi një gol të shkëlqyer nga distanca duke regjistruar tripletën e parë me fanellën e Barcelonës. 20’ minuta nga fundi Barcelona shënon edhe golin e katërt duke rihapur ndeshjen me anë të Lusi Suarez, që ktheu në gol një penallti. Në minutat e mbetura Barcelona sulmon me të gjitha forcat, por Levante mbrohet mirë dhe në fund merr një fitore të madhe. /EDS/