Bayern Munich ka paraqitur një ofertë prej 60 milionë euro për sulmuesin e Bayer Leverkusen, Leon Bailey, sipas mediave gjermane. Leverkusen do të preferonte që t’ja shiste 20-vjeçarin, Real Madridit, i cili gjithashtu ka shprehur interesim të madh për të.
Finalistët e Ligës së Kampionëve kanë kontaktuar me agjentin portugez Jose Mendes për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit të sulmuesit xhamajkan në “Santiago Bernabeu”. Mirëpo, Bayern beson që lojtari është më i prirur për të kaluar në “Allianz Arena” se sa në kryeqytetin spanjoll. Kampionët e Bundesligës duhet të rrisin ofertën e tyre për të përmbushur kërkesën e Leverkusenit.
Përveç bavarezëve, shumë klube të Premier League kanë ndjekur nga afër progresin e sulmuesit të ri që aktivizohet edhe në radhët e kombëtares U-23 të vendlindjes së tij. Deri më tani, i vetmi klub që ka bërë një ofertë konkrete për 20-vjeçarin.
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.