Si pjesë e javës së ndërgjegjësimit për sëmundjet mendore, Leon McKenzie tregon për problemet e tij me depresionin dhe si ai arriti që të gjente qetësinë falë ushtrimit të boksit. McKenzie u tërhoq nga futbolli në vitin 2013 pas një karriere 18 vjeçare, që filloi tek ekipi i Crylstal Palace në 1990 dhe përfundoi me një tentativë vrasjeje dhe dëmtime të tjera serioze.
Por ai nuk u dorëzua dhe iu fut ushtrimit të boksit dhe nga 11 duelet e tij si profesionist, ish futbollisti fitoi 8. Atleti ndihet mirë sepse tani më shumë njerëz janë të ndërgjegjshëm për problemin depresionit dhe më shumë flasin për të.
“E kam dashur futbollin, luaja me zemër në fushë ishte diçka që nuk mund të rrija pa e bërë. Por kur nisa të pësoja dëmtime njëri pas tjetrit, atëherë gjërat u bënë shumë të vështira. Unë u ndjeva keq, pati ndikim të madh në mendjen time. E vetmja mënyrë për të treguar se sa keq u bëra për shkak të dëmtimeve dhe se nuk luaja dot ishte se kisha arritur deri aty sa nuk doja që të jetoja më”, deklaroi McKenzie. Ai kujton se seancë rehabilituese pas seance ai u shkatërrua. Rezultatet nuk po vinin dhe frika u bë shumë madhe kur atij i duhej që të flitej në fushë.
“Puna shkoi deri aty sa lutesha që të mos më dëmtonin. Nuk mund ta duroja dot këtë gjë, këtë situatë. Kur e lashë futbollin u ndjeva keq. Doja të vdisja. Doja t’i bëja keq vetes. Piva ilaçe dhe telefonova babanë tim. I thashë që kisha bërë diçka të keqe. Për fati ai ishte vetëm 15 minuta larg. Mund të ishte me orë të tëra larg e asnjë nuk do të bënte gjë për mua. Por shpëtova”.
Sportisti kujton se boksi e ndihmoi dhe gjithashtu dëshira për t’u kujdesur për fëmijët e tij. Ai ia ka dalë por depresioni do të jetë gjithnjë pjesë e tij. Në fund ka edhe një mesazh për njerëzit dhe ata që vuajnë nga depresioni.
“Depresioni gjithnjë do të jetë pjesë e jetës sime sepse ka qenë i tillë në të shkuarën. Por unë zgjodha ta luftoj. Edhe pse mund të më prekë në ndonjë ditë, unë në njëfarë mënyre do ta ndryshoj mënyrën se si do të më prekë. Do ta luftoj. Kjo është motoja ime. Gjithnjë duhet të jesh produktiv, aktiv, pozitiv ta luftosh.”, ishte mesazhi i ish futbollistit për të gjithë personat që vuajnë nga depresioni. /EDS/