Reagon Shoqata e Albitrave: Organet disiplinore të dënojnë me dorë të hekurt dhunën

Diel, 20 May 2018 19:17

 Dita e djeshme prodhoi një incident të rëndë në përfundim të ndeshjes Shkumbini-Veleçiku, ku një futbollist ka goditur me grushte albitrin Klajdi Kola.

Pas kësaj ngjarje, ka reaguar Shoqata e Arbitrave, e cila ka dënuar me ashpërsi këtë ngjarje.

Reagimi i Shoqatës së Arbitrave

Shoqata e Arbitrave të Shqipërisë dënon sërish me shumë forcë, për fatin e keq, një tjetër agresion ndodhur karshi arbitrave, këtë radhë jo nga zyrtarë të klubeve, por në fushë nga një futbollist. Ngjarja krejtësisht antisportive e ndodhur të shtunën pasdite në përfundim të takimit Shkumbini-Veleçiku, ku arbitri i takimit Klajdi Kola është goditur dy herë nga një futbollist i Shkumbinit përbën një rast shumë të dënueshëm për të gjithë.

Agresioni i shëmtuar fizik karshi arbitrit të ndeshjes kërkon ndëshkimin maksimal kundrejt këtij veprimi absurd me një sjellje anormale, të një gjaknxehtësie ekstreme të futbollistit që zgjodhi rrugën e dhunës. Asgjë nuk përligj veprime të tilla antisportive karshi arbitrave, të cilët ndodhen në presione të ndryshme dhune verbale apo edhe fizike, siç edhe ndodhi së fundmi. Edhe ata janë, njerëz, familjarë dhe pjesë e Shoqërisë ku jetojmë.

Shoqata e Arbitrave fton organet disiplinore që të veprojnë me dorë të hekurt karshi veprimeve të tilla dhunuese, të cilat duhet të kenë gjithmonë një përgjigje shumë të ashpër disiplinore, me zero tolerancë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...